Todorov: Ali Ahmeti është ndër liderët më me përvojë në skenën politike, lojën e tij nuk mund ta bëjnë as LSDM dhe VMRO

Në këtë moment, mendoj se Ali Ahmeti është një nga politikanët më me përvojë të skenës politike në Maqedoni, theksoi avokati Nikolla Todorov, ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë, në debatin e sontëm në “Win-Win”.

“A i pëlqen apo jo dikujt, nuk e di. Por në këtë moment njeriu është duke luajtur një lojë politike që, mendoj, partitë e tjera të mëdha maqedonase, si VMRO-DPMNE dhe LSDM, nuk mund ta luajnë në nivelin që janë tani. Dhe kjo është e trishtueshme”, ka theksuar Todorov. Sipas tij, hyrja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri i përshtatet më së miri BDI-së, pasi që, siç shprehet ai, integristat janë kryesoret në qeveri.

“BDI nuk do ta ketë pushtetin që ka sot pas zgjedhjeve të ardhshme. Nga ky aspekt, kjo i shkon më shumë për të forcuar pozicionin e saj. Së dyti, çdo parti opozitare që është shfaqur në të kaluarën dhe që i afrohet BDI-së, BDI-ja punon me shumë mjeshtëri dhe e mposht në tavolinë, jashtë zgjedhjeve. Ka ndodhur me Besën, tani po ndodh me Aleancën, ka pasur edhe faktorë të tjerë, si ajo foto e Mickoskit, me Apasiev dhe Aleancën, përveç të cilave kanë njoftuar se kanë 61 deputetë. Mendoj se i bëri një dëm të madh Aleancës. Jo për shkak të fotografisë me Mickoskin, por për shkak të Apasiev. Dhe BDI-ja me mjeshtëri e përdori atë në elektoratin e saj”, tha Todorov.

Ai thekson se BDI gjatë gjithë kohës e luan lojën nga e cila ka një përfitim të madh, sepse është faktori kryesor në qeverisje dhe ka qenë në pushtet për 18 vjet edhe me LSDM-në edhe me VMRO-DPMNE-në, por shton se “kurrë nuk ka pasur një rol vendimtar kaq të fortë sa ka tani”. (PRESSonline.mk)