Toçe: Në jug të Shqipërië ka kusherinjë që martohen me njëri-tjetrin

Nnë “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua lajmi shokues, ku një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij.
Psikologia Denata Toçe tha se raste të tilla ndodhin në fise të caktuara në Turqi apo Afrikë, ku është pjesë e kulturës që martesat të bëhen brenda familjes.

Ndërkohë, Marsida Simo zbuloi se martesa mes kushërinjsh të dytë apo të tretë ndodhin edhe në jug të Shqipërisë.

“Në periudhën kur ka pasur kanuni efekt ruajti veriun, por jo jugun. Martesat brenda familjarëve ndodhin në shumë qytete në jug të Shqipërisë si Korça, Gjirokastra etj… Kjo jo vetëm për të ruajtur pasurinë, por edhe zakonin apo kulturën e tyre”, tha ajo.