Europol ka publikuar listën e 54 personave më të kërkuar në Europë. Bie në sy se në listë janë përfshirë edhe dy rusët e kërkuar nga Britania për sulmin me Noviçok në Angli.
Në listën e më të kërkuarve është edhe shqiptari Gani Burreli, i njohur dhe me emrin Aleks Burreli.
Shqiptari i tmerrshëm kërkohet për disa VEPRA!
Ai akuzohet për disa vrasje dhe kërkohet nga Qipro për krimin e bujshëm të vitit 2016 kur u fut në një restorant dhe vrau një biznesmen, një polic dhe gruan e tij.
Dy fëmijët e policit ishin në vendin e ngjarjes. Mediat shqiptare thonë se Burreli ka drejtuar një rrjet me 70 prostituta. Mediat greke thonë se ai ka qenë i dënuar për trafik kokaine.