Tmerri i pacientes: Një vit e pranuar në spital, ende pret për operacionin në hundë! (DOKUMENTE)


Pacientja e cila vuan nga problemet në hundë, tani më një vit ka përgatitur dokumentacionin, regjistrimet e duhura ne organin nuhatës. Të gjithë regjistrimet kanë konfirmuar nevojën për operacion.

Mjekja që e ka pranuar pacientet quhet Frodita Jaokimovska, të gjithë dokumentet tregojnë se pacientja në fjalë është e pranuar në spital. Pacientes i janë bërë të gjithë përgatitjet, madje edhe lista e anestezionit. Por, ajo vazhdon të pres në shtëpi për thirrjen e mundshme nga mjekja. Ditëve të fundit pacientja në fjalë përjeton vështirësi të mëdha, pasi i është pamundësuar frymëmarrja me hundë tërësisht.

Pa Censurë, tentoi të merr një përgjigje nga mjekja në fjalë, por e njëjta i shmanget përgjegjësisë.

Nga informacione jozyrtare  thuhet tek mjekja në fjalë, mund të merret termin vetëm në qoftë se jepet ryshfet për ndërhyrjen…

Në përditësim….