Një fotografe lufte ka fiksuar edhe momentet e fundit përpara se ajo të vdiste.
Fotot janë publikuar nga Ushtria Amerikane.
Në korrik të vitit 2013, Hilda Clayton, specialiste e informacionit vizual, po bënte foto gjatë një stërvitje me municion të vërtetë në Afganistan.
Qëllimi i stërvitjes ishte të trajnoheshin ushtarët afganë për operacionet me mortaja.
Pikërisht në këtë moment shpërtheu tubi i mortajës.
Tre ushtarët afganë që po merrnin pjesë në stërvitje, humbën jetën.
Kjo është hera e parë kur një dokumentuese e ushtrisë humb jetën në Afganistan.
Familja e Clayton pranoi publikimin e fotove. /Lajmi.net/