TMERR në Tiranë/ Gruaja bie nga kati i 6-të i pallatit, ishte duke pastruar dritaret


Një 68-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar nga kati i 6-të i pallatit.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, ku shtetësja M.S, teksa ishte duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo ka humbur jetën.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton Policia.