Tmerr në Londër: Gjenden të masakruar me thikë katër persona


Ngjarje e rëndë në Londër. Katër persona janë vrarë me thikë në një shtëpi. Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasje.

Sipas Daily Mail, detektivët e Scotland Yard u thirrën rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm për të raportuar për një trazirë në një pronë në Bermondsey, Londra Juglindore.

Oficerët mbërritën në Delaford Road dhe gjetën katër persona tre gra dhe një burrë me lëndime të dukshme me thikë.