Tmerr në Kroaci: Gjenden të varrosura dy foshnje, arrestohen prindërit

Një rast tronditës ka tronditur Kroacinë, pasi pranë Varazhdinit janë gjetur të varrosura dy foshnja”e, ndërsa prindërit e tyre janë arrestuar.

Një numër i madh pjesëtarësh të policisë dhe shërbimeve të tjera kanë kryer gërmime, ku janë gjetur trupat e dy të porsalindurve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i asaj komune.
– Ekshumimi është në vazhdim, bazuar në hetimin policor. Një trup është gjetur, ndërsa tjetri po kërkohet në oborrin e shtëpisë familjare. Kjo familje nuk është nga këtu, janë shpërngulur këtu, ndaj nuk i njohim. Nuk e di se si policia i ka marrë këto informacione apo detajet e hetimit. Policia i ka të gjitha të dhënat dhe do të shohim se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, nëse shkaku i vdekjes është kequshqyerja apo diçka tjetër – ka deklaruar kryetari para gërmimit të trupit të foshnjës së dytë.

Jozyrtarisht, fqinjët thonë se gjatë periudhës së fundit kanë ndodhur gjëra të çuditshme dhe kanë vënë re se fëmija i tretë i lindur nga kjo familje ka qenë i kequshqyer.