Tmerr në Iran: Babai vrau me drapër të bijën 14-vjeç, ruajti ‘nderin’

Policia në Iran arrestoi një mashkull për vrasjen e bijës së tij 14 vjeç në të ashtuquajturin ‘vrasje nderi’ qe ka shkaktuar zemërim në Iran.

Romina Ashrafi iku nga shtëpia e saj në provincën Gilan me të dashurin e saj 35 vjeç pasi babai i saj kundërshtoi martesën, raportojnë mediat lokale.

Çifti ishte gjetur nga policia dhe Romina ishte dërguar në shtëpi megjithëse ju kishte thënë policisë se ajo frikësohej për jetën e saj.

Të enjten e kaluar, ajo raportohet se ishte sulmuar nga babai i saj në dhomën e saj të fjetjes. Sipas portalit Gilkhabar.ir Rominës i ati i këputi kokën me drapër dhe pas aktit kishte dalë jashtë shtëpisë “me drapër në dorë dhe kishte pranuar fajin”.

Të mërkurën, disa gazeta kombëtare në Iran e kishin në faqet e para tregimin e vrasjes së Rominës.

Në të njëjtën kohë hashtag #Romina Ashrafi është shfrytëzuar mbi 50 mijë herë në rrjetin social Twitter me shumicën e shfrytëzuesve që e dënojnë vrasjen dha natyrën patriarkale të shoqërisë në Iran në përgjithësi.

Shahindokht Molaverdi, sekretarja e Shoqërisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Iran shkroi:: “Romina nuk është e para dhe nuk do të jetë e viktima e fundit të vrasjeve të nderit.” Ajo shtoi se vrasje të tilla do të vazhdojnë “derisa ligji dhe kultura dominuese në komunitetet globale dhe lokale nuk i mohojnë sa duhet”.

Kodi penal i Iranit i zbut dënimet për etërit dhe anëtarët e tjerë të familjes që janë dënuar për vrasjen apo dëmtimin fizik të fëmijëve gjatë dhunës në familje apo ‘vrasje nderi’.