Tjetër sulm i zyrtarëve ‘shqiptar’ të LSDM-së ndaj BDI-së!

Një tjetër zyrtar ‘shqiptar’ i partisë maqedonase në pushtet LSDM, godet partnerin shqiptar BDI, shkruan Fakte. petrit Saraçini akuzon zyrtarët e BDI-së se po përvetësojnë festat shqiptare. Ai ka cekur festën e veteranëve të arsimit shqiptar në RMV, si dhe festat për Ditën e alfabetit shqip.

“Mjer ne që kemi rënë në këtë hall, që analfabetët të na i bëjnë listat për Ditën e alfabetit” – ka shkruar veç tjerash Perrit Saraçini, i njohur ndryshe edhe si Amon Mra.

Ai shkruan:

BDI po i shndërron edhe festat më të rëndësishme të popullit shqiptar në festa partiake. E njëjta po ndodh me solemnitetet për Ditën e Alfabetit. Po shoh se edhe në takimin e organizuar për veteranët e arsimit nga ana e funksionarëve të BDI në Qeveri, mungojnë shumë veteranë të shquar të cilët fatmirësisht janë gjallë, por fatkeqësisht nuk janë “gjallë” apo janë të fshirë prej “listës” të BDI-së.
Mjerë ne që kemi rënë në këtë hall, që analfabetët të na i bëjnë listat për Ditën e Alfabetit!