Tjetër plagosje në burgjet greke, shqiptari goditet me thikë në kokë

Shënohet rasti i dytë brenda 24 orëve i përleshjeve të përgjakshme brenda burgjeve greke. Pas ngjarjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të dënuar të tjerë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos.

Një 41-vjeçar shqiptar po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë pas një sherri me thikë me të burgosur të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mes 41-vjeçarit shqiptar, 32-vjeçarit sirian dhe një 30-vjeçari algjerian.

32-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, ndërsa dy të tjerët kanë goditur me grushte e shkelma.

41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja.