Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjten se komandanti i Forcave Kombëtare të Sigurisë, të udhëhequra nga Hamasi, gjenerali Jihad Muheisen, është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa familjarë.
Ende nuk dihet sa familjarë të tij janë vrarë në lagjen Sheikh Radwan në veri të qytetit të Gazës, shkruan REL. Forca Kombëtare e Sigurisë është një organizatë paramilitare në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, prej vitit 2007.
Zyrtarë të Hamasit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se anëtarja e këshillit ligjvënës të Hamasit, Jamila al-Shanti është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, të enjten. Ajo është njohur si gruaja e parë e zgjedhur në pozitë politike brenda grupit Hamas, dhe është vejusha e njërit prej themeluesve të lëvizjes islamiste. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraeli.