Titanik, dëshmuan “donatorët”e VMRO-DPMNE-së

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Tre dëshmitarët thanë se nuk kanë dhuruar 60,000 denarë për partinë VMRO DPMNE, ndërsa ka pasur fletëpagesa me emrat e tyre. Dëshmitarët thanë se për fletëpagesat kanë mësuar kur janë thirrur nga PSP-ja. Një dëshmitar tha se nuk është i punësuar dhe se për asnjë parti nuk ka dhënë para.

Në gjykim, avokati i të pandehurës Gordana Jankulovska, Petar Vasilev, u gjobit me 100 euro për shkak të mungesës. Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Biljana Brishkovska, Ilija Dimovski, Edmond Temelko. Ata akuzohen për bashkim kriminel, shkelje të të drejtave të votimit dhe ryshfet në gjatë votimit./Alsat