Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë.
Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas ka vrarë veten.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.
Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.