Tirana goditet nga një tërmet në orët e hershme të mëngjesit

Disa lëkundje toke janë ndjerë sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.


Sipas EMSC epiqendra e termitetit ka qenë 31 kilometra veri-perëndim të Tiranës dhe lëkundjet kanë qenë të 3.5 shkallës.

Ndërkaq, ato janë ndjerë edhe në Mamurras.

Kujtojmë se në nëntor të vitit që lam pas Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 50 persona.