Time Kadrijaj e pyet Kurtin: Ku do t’i dërgosh fëmijët tu me përfundu ushtrinë, në Norvegji a?

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka pyetur kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, se ku do ta përfundojnë fëmijët e tij shërbimin ushtarak.

Kadrijaj në seancën e sotme ka pasur shumë kritika për VV’në si parti.

“Unë e kam kry ushtrinë shyqyr. Po fëmijtë tuaj ku do t’i dërgjosh për ushtri, në Norvegji a?”
Kujtojmë se Kurti pak më herët ka thënë se në Kosovë do të bëjë shërbim ushtarak të obligueshëm, me një kohëzgjatje prej 3 muajsh.