Tim Judah: Marrëveshja e Uashingtonit do harrohet shpejt

2 ditë pas arritjes së marrëveshjes në Uashington, u ritakuan në Bruksel. Atje, Hoti e Vuçiq ri vazhduan dialogun Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE’së për punë të jashtme, Joseph Borell.

E ky rifillim i dialogut në qendrën Europiane, po shihet si fillim i një faze serioze të negociatave, nga analisti politik i “The Economist”, Tim Judah.

“Siç pritej në Bruksel, është një fillim i një faze serioze të negociatave. Ata po përpiqen të vendosin mishin në kocka në rinisjen e bisedimeve. Unë nuk pres që asgjë të ndodhë sot ose nesër, por unë pres që të jetë fillimi i një përpjekje serioze të negociatave dhe për të arritur një zgjidhje. Marrëveshja në Uashington, siç e kanë parë të gjithë, nuk është shumë e dëmshme por nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rajon. Shumë pika aty janë pajtueshmëri për ri angazhim të palëve që të fillojnë t’i kryejnë shumë gjëra për të cilat janë marrë vesh që një kohë të gjatë. Pos kësaj, ka gjëra që janë krejtësisht të parëndësishme për Kosovën dhe Serbinë’, tha Judah.

Gazetari anglez beson se marrëveshja e arritur në Uashington do harrohet shumë shpejt.

Megjithatë, Judah beson se biznesi i vërtetë do ndodh në Bruksel ku pjesëmarrës do të jetë edhe Mattheë Palmer, nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
“Unë mendoj se politika amerikane nuk është në të vërtetë vetëm një politikë. Ajo që ishte interesante në Bruksel është që aty është Mattheë Palmer, i cili është një diplomat shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai është atje, por siç e thashë tashmë, këto copa letre që u nënshkruan në Uashington, ato në të vërtetë nuk janë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se kjo marrëveshje e Uashingtonit do të harrohet shumë shpejt, por biznesi i vërtetë do të bëhet në Bruksel, ku po merr pjesë Departamenti i Shtetit, e jo Shtëpia e Bardhë”.

Mirëpo, sipas Judah, Kosova nuk ka shans që në një të ardhme të afërt ta fitoi atë që po e kërkon tash e sa kohë, njohjen reciproke me Serbinë.
“Jo, nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që Serbia ta njohë Kosovën. Unë mendoj se ka një shans që Serbia të arrijë një marrëveshje që mund të merret dhe të punojë me Kosovën, por ta njoh Kosovën si një vend të pavarur, unë mendoj se ka ZERO shanse në të ardhmen e afërt”.

Takimi i fundit në Bruksel ndodhi me 27 gusht mes Skender Hysenit e Marko Gjuriqit.