Tik- Toku morri víktimën e parë! Pajaziti: “Rrjetet sociale janë sëmundje”

Rrjeti social “TIK TOK”, ka marrë edhe viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. 14 vjeçarja e cila humbi jetën në mbrëmjen e të shtunës në Ilinden të Shkupit, ishte ngjitur mbi vagonin-cisternë, për të bërë video në TIK-TOK, ndërsa kjo, adoleshentes i kushtoi me jetë, pasi tani më e ndjera, kishte prekur telat e tensionit të lartë dhe humbi jetën në vend- ngjarje.

Profesori Universitar dhe sociologu, Ali Pajaziti, për televizionin Shenja, deklaroi se rrjetet sociale janë një pandemi dhe sëmundje globale tek të rinjtë. Sipas tij, rrjetet sociale krijojnë një varsshmëri dhe krijojnë një ndarje familjare, ku të rinjtë largohen prej familjes dhe dëshirojnë të jetojnë të vetëm.ALI PAJAZITI-PROFESOR UNIVERSITAR DHE SOCIOLOG

“Në veçanti TIK-TOKU, është i rrezikshëm, është jashtëzakonisht shkatërrues, është deprimues për prindërit, për ata që janë të vetëdijshëm për pasojat e këtyre videove të shkurta, të cilat e lidhin njeriun, sepse kanë një zinxhir të vizualitetit, nga i cili ju nuk mundet që të shkëputeni, sa të shkëputeni sërish keni nevojë që të jeni aty dhe normalisht edhe në vendin tonë sikurse në gjithë botën kemi raste të këtilla aksidentale, të cilat kalojnë deri tek çështjet që lidhen me vetë-vrasjen, që janë pasojë e kësaj varsshmëri moderne ose pos-moderne”.