Epidemia me Kovid-19 nuk ka shkaktuar vetëm rrez*ik në aspekt shëndetësor dhe ekonomik, por duket se pas*ojat më të mëdha do të shihen edhe në aspektin social. Izolimi në shtëpi ka krijuar shumë shprehi te qytetarët e vendit tonë por edhe tërë botës. Masat restriktive dhe mungesa e aktiviteteve të zakonshme i ka bërë qytetarët më të varur ndaj rrjeteve sociale.
“Një nga aplikacionet më të përdorura gjatë kësaj periudhe ka qenë aplikacioni Tik-Tok të dhënat në Play Store tregojnë se këtë aplikacion e kanë zbritur më shumë se 1 miliard persona”.
E përdorimi i TIK-TOK është i pranishëm edhe te të rinjtë e vendit tonë. Kështu mund të kuptohet nga disa të anketuar të TV21.