Zoran Zaev një politikan i zëshëm i dikurshëm i opozitës që erdhi më pas në pushtet përmes ” Bom*bave” tani vetë ai është protagonist dhe i ” bom*bave” që shpërndahen në rrjetet sociale. Zaev vazhdon të jetë ai politikani i dyzuar rreth qëndrimeve dhe deklaratave kontradiktore ose njeriu që ndryshe flet dhe ndryshe vepron .
Në ” bom*bat” kundër tij të regjistruara dhe më pas të transmetuara në ” Youtube” del fytyra tjetër e politikanit “pro evropian”.
Deklaratat e tij në publik janë vetëm një fasadë e anës së errët të tij që fshihet pas kuintave dhe bom*bat e fundit tashmë e c’veshën se cfarë lloj politikani është ai që flet ne emër të demokracisë dhe vetëm përbrenda tij i mungon.
Zaev nuk kurseu në ” bom*bat” kundër tij edhe ata që e sollën këtu ku është pra shqiptarët duke i ofenduar rëndë sidomos partitë shqiptarë të koalicionit që përbën një nëncmim të skajshëm dhe aq më tepër kur asnjëra parti që e morri ai në pushtet me dy ose tre deputetë nuk i reagoi kundër këtyre ofendimeve.Pse e mbyllën gojën është një cështje tjetër që kërkon shpjegim?
Vetë Zaev tha se kishte gabuar por tashmë gabimi i rëndë ishte bërë dhe këtë nuk e justifikon vetëm një kërkim falje sepse bëhet fjalë për një ofendim të rëndë për sharrje dhe fyerje ndaj një komuniteti tjetër për të cilin ai thotë se po lu*fton për një shoqëri të barabartë që del të jetë fallso në bombat e shfaqura kundër tij. Zaev madje e shau edhe njërin ndër figurat më të mëdha të politikës ndërkombëtare sic është Presidenti Macron.
Politikani i ” buzëqeshur ” para kamerave ose gjatë shfaqjes në publik nuk i ngjan atij tjetri që shpreh neveri ndaj tjerëve dhe fyerje në prapaskenë.
Së fundmi që skandali të merr përmasa tjera akoma më të mëdha ka të bëjë me një video tjetër të rradhës që përflitet në opinion se do të del së shpejti. Ai kësaj rradhe nuk ka në shënjestër partitë që i merr në koalicion por janë shqiptarët që ai i ofendon tepër rëndë madje duke i quajtur se ata shiten lirë ose më saktë se mund ti blesh me pak para. Kjo përbën një nëncmim të madh duke i quajtur ata njerëz që në treg shiten për kaq pak para dhe madje ai e përzien në këtë mes edhe pjesën më sublime të shqiptarëve, UCK-në për të cilët thotë se shiten poashtu shumë lirë.
Kjo bom*bë e re kundër Zaevit që përflitet se do del në publik do të përbënte një skandal shumë të madh për karierën e tij politike rreth qëndrimeve të kundërta që ai shpërfaq por që të tilla raste e demaskojnë atë si një politikan kameleon që ndryshe flet ndryshe vepron dhe që ka mjegulluar madje edhe shqiptarët duke i ” hipnotizuar” si shpëtimtari i një shteti për të gjithë kur ana tjetër prapa perdeve të politikës e bën atë të ngjajshëm si paraardhësit e tij në partinë e cila i ka bërë të vuajnë kaq shumë shqiptarët.