“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

MPB ka njoftuar se më 11.10.2024, Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme – Njësia për Tregtinë e Paligjshme me Armë, Materie të Rrezikshme dhe Material Radioaktive, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar me Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigrat” dhe Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, kanë arrestuar N.A. (34) dhe A.M. (37), të dy nga fshati Nikushtak, komuna Likovë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në ambiente të tjera, të realizuara me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta ” Zastava” me 28 fishekë kalibri 7,62 mm, një pistoletë automatike “Skorpion”, një paketim me marihuanë dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes” pa tabela regjistrimi.

Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe ndaj tyre është paraqitur kallëzim penal sipas nenit 396, paragrafi 2 të Kodit Penal. Një gjyqtar i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për A.M., ndërsa për N.A. është caktuar masa e kujdesit.