Nga Rusia ku po mbahet Kampionati Botëror, vijnë shumë lajme të ndryshme, por dita e martë ishte e veçantë.
Në fushë zbritën kombëtaret e grupit H.
Japonia e mposhti Kolumbinë me rezultat 2-1, ndërsa Senegali fitoi përballë Polonisë me të njëjtin rezultat.
Por ajo që ka befasuar shumë kë, ka qenë kultura e lartë e tifozëve japonezë dhe senegalezë.
Pas ndeshjes ata kanë nxjerr nga çantat e tyre thasët e mbeturinave dhe kanë filluar ta pastrojnë stadiumet.
Kjo ka befasuar jo pak mediat që i kanë dhënë jehonë lajmit.
Japonezët njihen për këtë, ndërsa senegalezët duhet të kenë qenë në gëzimin e madhe të fitores ndaj polakëve.Është pritur që ky Kampionat Botëror të jetë nën lajmet për rrahjet mes ulurave, por që deri më tani, festa e futbollit ka mbretëruar.