Incidenti ndodhi pas lojës së parë të Benfincas që nga pezullimi i shkaktuar nga COVID-19, ku barazuan 0-0 me Tondela, përcjell lajmi.net.
Kthimi i futbollit dukej se po shkonte mirë në stadiumin e Benficas, me tifozët që kishin vendosur pankarta të ndryshme në tribuna, megjithatë sulmi ndaj autobusit bëri që e gjitha të përfundoi në mënyrën më të keqe.
Raportet thonë se lojtarët u lënduan nga copat e qelit të xhamave të thyera pasi tifozët gjuajtën me gurë në drejtim të autobusit.
Benfica është në garë për titullin kampion në Portugali, ku ndan vendin e parë me Porton, me nga 60 pikë.
Një fitore e mundshme ndaj Tondela, do t’i vendoste në vendin e parë me dy pikë më shumë se Porto.