“Ti nuk mbete vetëm heroi i zemres time…”, reagon për herë të parë e fejuara e mjekut që vdiq tragjikisht në Gjakovë

Kanë kaluar dhjetë ditë nga vdekja e mjekut Mentor Salihi, i cili u aksidentua derisa ishte nisur të shpëtonte jetën e të tjerëve, shkruan GazetaDemos.

25-vjeçari u nda nga jeta disa ditë pas aksidentit, ndërsa reagimet për vdekjen e tij ishin të panumërta.

Pas rreth dy javësh nga vdekja e Dr. Dalihit, ka reaguar për herë të parë publikisht e fejuara e tij, Blerta Begaj, e cila poashtu është studente e mjekësisë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur dhimbjen, derisa thotë se ende nuk mund ta besojë ikjen e mjekut 25-vjeçar.

“Sot u bene kaq dite qe prej ikjes tende, e une ende nuk po mberrij me pranu e as me besu qe ti nuk je me. Me ngushellon e me bene krenare pa mase fakti qe u ndave nga kjo jete si nje hero, ti nuk mbete vetem heroi i zemres time por u bere heroi i te gjithe atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohen, e i atyre qe per here te pare degjuan per ty, me vepren tende madhore, me flijimin tend, pikerisht ashtu sic gjithmone veprove, vendose te tjeret perpara vetes tende”, ka shkruar Begaj.

Tutje ajo thotë se përveç dhimbjes së madhe, ndjehet krenare për mënyrën se si Salihi vdiq në detyrën e mjekut.

“Sot e gjithe Kosova te njeh si doktor Mentori, qe dha jeten ne shpetim te jetes se njerezve te tjere, e gjithe Kosova te ka nderu, te ka thurur vargje e te ka kujtu, ne kujtesen e secilit prej tyre do te mbetesh gjate e pergjithmone. Sado qe une nuk po mundem me u pajtu e po perballem çdo dite me dhimbjen e ikjes tende, me bene me u ndi me lehte fakti qe ti ke lene kaq shume gjurme ne jeten time, e qe e kam pas fatin me e njofte nje njeri si ti prej se afermi”, ka theksuar mes tjerash e fejuara e 25-vjeçarit.

Mjeku Salihi ishte fejuar me Blerta Begajn vetëm tre muaj më parë, ndërsa kishte diplomuar para një viti.

Aksidenti tragjik në Gjakovë ku u përfshi një autoambulancë dhe një veturë, përveç mjekut Salihi, la të vdekur edhe shoferin e autoambulancës, Skofiar Gjini.