Analistja Luljeta Aliu dhe analisti Valon Syla janë përplasur në rrjetin social Facebook, rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Express.
E gjithë “përplasja” mes tyre ka filluar pas një postimi të Aliut, ku kishte shkruar se “gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve”.
“Gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve. Sa keq që nuk mundem me thanë mo se jam e re 😑. Pata me ndi veten trefish fajtore si gru, plus gru gërrnaçe edhe gru e re gërrnaçe. Edhe trefish krenare”, kishte shkruar Aliu në Facebook.
Në këtë postim të saj ka komentuar Syla, i cili ka thënë se Aliu është “gërrnaçe e natyralizuar në kosovare”.
Këtij komenti të Sylës i është përgjigjur Aliu, e cila ka thënë se është më e mirë se ai.
“Valon Syla prape ma e mire se ti jam 100 hise”, ka qenë komenti i Aliut.