Ka disa ditë që po qarkullon lajmi se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri.
Sot deputeti i VV-të, Liburn Aliu ka publikuar një fotografi ku shihen Kurti e Konjufca së bashku.
Ata shihen të ulur afër njëri-tjetrit por duke ruajtur distancën teksa bisedojnë me aktivistë të VV-së.
Kujtojmë se dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”.