Thyhen zyrat e BE-së në Bruksel pas protestave kundër masave anti-COVID

Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel janë bërë cak i sulmeve të protestuesve të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili e ka dënuar këtë akt.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se protesta e sotme në Bruksel ka eskaluar në dhunë, duke detyruar policinë që shpërndarjen e protestuesve ta bëjnë me ujë.