Thyen rekordin Guinness, nëntënjakët kthehen në shtëpi

Nëntënjakët e vetëm në botë janë rikthyer në shtëpi pasi kaluan 19 muajt e parë të jetës së tyre në Marok. Nëntë fëmijët lindën në të njëjtën kohë dhe kanë thyer rekordin Guinness. Pak para lindjes, në Maj 2021, Mamaja e tyre, Halima Cisse shkoi në Marok për trajtim më të specializuar. Përpara se të ktheheshin në shtëpi, fëmijët kanë qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve në Casablanca.

Fëmijët, pesë vajza dhe katër djem, lindën me ndërhyrje Cezariane kur ishin 30 javësh. Vajzat quhen Kadidia, Fatouma, Hawa, Adama dhe Oumou. Djemtë quhen Mohammed VI, Oumar, Elhadji dhe Bah. Fëmijët kishin një peshë nga 500 gramë deri në 1 kilogramë në lindje sspas profesorit Youssef Aloui.

Në fillim kishte rrezik se fëmijët mund të zhvillonin probleme shëndetësore për shkak të lindjes së hershme kështu që muajt e parë i kaluan në spital. Më vonë u zhvendosën në një apartament. Gjatë këtij viti, në ditëlindjet e tyre të para, babi Abdelkader Arby tha se secili prej të vegjëlve të tij ka personalitet unik.

“Të gjithë kanë karakteristika në të ndryshme. Disa janë të qetë, ndërsa disa bëjnë shumë zhurmë dhe qajnë. Disa duan që t’i mbash në krahë gjithë kohës. Të gjithë janë të ndryshëm dhe kjo është tërësisht normale”, tha ai. Arby tha gjithashtu se familja e tij është bërë e famshme në Mali dhe njerëzit janë shumë të interesuar që t’i shohin fëmijët me sytë e tyre./tvklan.al