Adele është parë së fundmi me reperin bitanik, Skepta, partnerin e saj të shumëpërfolur. Edhe pse flitet prej kohësh se ata janë në një lidhje dashurie, këngëtarja i ka mohuar këto zëra duke thënë se nuk po del e askënd.
Por, autorja e hitit “Hello” ka rindezur sërish thashethemet pasi u pa me reperin duke bërë shopping në një qendër tregtare. Burime për “Page Six” janë shprehur se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa po blinin disa veshje të “Prada-s”.
Kujtojmë që këngëtarja në muajin shtator të vitit 2019, i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki.
Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.
Ata përgatitën letrat e divorcit të cilat vetëm tani janë firmosur, ndaj Adele mund ta quajmë zyrtarisht single!
Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.
Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adele që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj. Çifti është prind i një djali 8-vjeçar, Angelo, e ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tij.