Thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen, mjekja dërgohet në psikiatri

Një mjeke në Greqi është dërguar në një spital psikiatrik pasi iu bëri thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen kundër COVID-19.

Mjekja ishte anëtare e procesit të vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Lamia.  Sipas LamiaReport, nëna e mjekes paraqiti një kërkesë për  ekzaminimin  psikiatrik të vajzës së saj në stacionin policor të Volos, duke thënë se  ishte e shqetësuar për shëndetin e kësaj të fundit.

Prokuroria e Lamia-s urdhëroi që mjekja të kontrollohet nga psikiatër të Spitalit Publik siç parashikohet nga ligji.

Gruaja u ekzaminua si në spitalin Lamia ashtu edhe në spitalin psikiatrik  në Athinë. Të dy psikiatrit deklaruan se mjekja duhej të qëndronte në Spitalin Psikiatrik të Atikës për disa teste ekzaminuese dhe për të marrë trajtimin e duhur./ Opinion.al