Thirrje për protesta të qeta

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, sërish ka bërë thirrje për protesta të qeta.

Në një postim në Facebook, Spasovski thotë se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.

“Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Ndryshe, sot protestat janë paralajmëruar për në mesditë para Kuvendit, kur edhe fjalim do të mbajë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.