Thirrja për heqjen e vizave, Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar këngëtaren Dua Lipa që përmes festivalit “Sunny Hill” po bëhet thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën.

Në një postim në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, është vendosur “Më lë të lirë”, si moto për mosliberalizimin e vizave për kosovarët.

Këtë postim e ka shpërndarë Osmani në profilin e saj.

“Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka shkruar Osmani.