Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencën për çështjen e Hajri Nezirit, 25 vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.
Në caktim e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.
“Arrest më burg” është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda