Theu sofrën e bukës me çekan, Imam Musliu komenton veprimin e Don Xhonit

Imami Osman Musliu e ka cilësuar si jo të hijshme sjelljen e Don Xhonit, i cili në një odë e theu me çekan sofrën, teksa grupi “Zhutat” po këndonin.

“E kom pa këtë video, më ka ardh kogja keq se për arsye ai djal i ri me i mëshu çekiç sofrës ku ha buke, ku kanë honger babë e babgjysh, edhe me u tranu ne këtë mënyrë nuk është e hjeshme”, ka deklaruar Musliu.

Ai ka treguar se më herët Don Xhoni e ka frekuentuar shpesh xhaminë, ku ai është imam.

“Ka qenë xhematli i jemi, ka ardh shpesh ne xhami timen. Nuk e kam pa kogja moti, ndoshta shkon në xhami tjera”, vijoi Musliu.