I mituri therret me thikë nga një i mitur tjetër në fshatin Batincë të Shkupit

– Me datë 13.05.2023, zyrtarë policorë nga SPB Aerodrom dhe Draçevë kanë ndaluar një të mitur nga fshati Batincë, duke vepruar sipas kallëzimit sipas të cilit më datë 12.05.2023 në orët e mbrëmjes në fshatin Batincë, Shkup, një tjetër i mitur nga i njëjti fshat ka sulmuar dhe i njëjti e ka plagosur me një send të mprehtë. I lënduari është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naum Ohri”, njoftojnë nga MPB.

Siç informojnë nga MPB-ja, me të miturin e denoncuar është zhvilluar një intervistë zyrtare në prani të prindit në stacionin policor dhe në koordinim me Prokurorin Publik ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës. Pa Censurë