Therren me thikë fqinjët në Reçicë të Vogël

Më (26-mars) rreth orës 18:25 kanë privuar nga liria 69-vjeçarin Xh.Z. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili një orë e gjysmë më parë kishte qenë i raportuar nga fqinji i tij N.S.(51) se e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 15 në Reçicë të Vogël.

Në sulm, sipas raportit, i njëjti ka përdorur edhe një mjet të mprehtë me të cilin kishte lënduar raportuesin N.S. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj Xh.Z. do të vijojë një parashtresë përkatëse.