Thënje të arta nga Hoxhë Jakup Asipi

Nuk është cudi e as fort dert i madh që disa janë këmbëngulës në refuzimin e Islamit si sistem jete.
Ne e dimë se thiu më me dëshirë qëndron ne plehra e fekale sesa në kopsht të bukur.
Thuajeni atë që mendoni, por argumentojeni atë që thoni.

Të mëdhenjtë jetojnë për shoqërine të vegjlit jetojnë për vetveten.
Sëmundja e diturisë është harresa, kurse ilaci i saj është përsëritja.
Unë jam nxënës, unë nuk jam dijetar, unë kam arritur deri tash që ta dua diturinë, që të vrapoj pas diturisë dhe t’i dua dijetarët.

Fjala BABA nuk d.m.th zotësi për të lindur fëmijë sepse cdo kush mund të ketë fëmijë, por fjala baba d.m.th të jesh në gjendje ti edukosh këta fëmijë.
Nuk është shok i mirë ai që ta pranon të vërtetën, por ai që ta tregon të vërtetën.
Në jemi të ndershëm sepse kemi ardhur prej më të Ndershmit në këtë tokë.

Ai baba i cili e varroste vajzën e tij të gjallë në kohën e xhahilijetit (Para ardhjes së Islamit), ka shumë pak dallim prej këti babës të sodit që e dërgon vajzën për miss, se edhe kjo është VDE KJE.
Dijetarët janë ata që kur të tjerët bien të flenë, ata rrinë zgjuar.
Edukatorja e fëmijës së pari duhet të jetë e ushqyer me hallall. Nëse ajo e han haramin, nuk është e gatshme t’ia shpjegojë fëmijës se cka është e lejuar dhe cka nuk është e lejuar

Nëse një popull don ta ndryshon gjendjen e tij, ai popull duhet ta ketë Spjeguesin e mirë dhe Zemrën e mirë, sepse zemra është ajo që i kupton sendet e jo veshi.
Mos e shiko një Libër sa është i hollë apo i trashë, se nuk përdoret për ushtrimin e muskujve po për zhvillimin e trurit. Varfëria egziston jo pse nuk mund ti ushqejmë të varfërit, por se nuk mund ti ngopim të pasurit.

Krenohuni me nusen e mbuluar me shami edhe me mantel, krenohuni me të! Krenohuni, kapeni për dore, ecni nëpër qytet, hyni nëpër dyqane, s’ka gajle, krenohuni! Hipni në tren e në aeroplan me të, krenohuni me të! Tregoni nuseve, grave e bijave te shtëpia që të krenohen me mbulesën se mbulesa është mbrojtja jonë dhe mbrojtja e saj, me atë do ta fitojmë këtë botë dhe botën tjetër!

Sikur Muhamedi alejhi-selam të kishte baba, nënë, xhaxha si ndihmës e përkrahës të tij, sikur ai ta kishte gjyshin e tij mbikëqyrës, kjo botë sot do të thoshte: “Po, ka të drejtë Muhamedi alejhi-selam që të jetë burrë i mencur, prijës, edukator shumë i madh, ka të drejtë sepse ai është rritur nën hijen e edukatorëve të mëdhenj, nën hijen e edukatorëve prijës”.

Për atë Allahu ia ka marrë të gjithë këta që ta lë atë jetim të vërtetë, sepse Zoti e mori nën mbikëqyrje edukimin e tij.
Atë ditë që e drejton dorën mbi një grua, largoje fjalën burrëri nga jeta jote.