Themelohet në Zvicër shoqata “Mërgimtarët e Haraçinës” me kryetar Ramadan Jusufi

Në Zürich të Zvicrës u themelua Shoqata “Mërgimtarët e Haraçinës”, me kryetar Ramadan Jusufin. Shoqata “Mërgimtarët e Haraçinës” ka për qëllim të organizojë mërgimtarët e komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, por edhe në shtetet e Evropës, SHBA-ve dhe kontinente tjera, për të mbështetur vendlindjen me anë të aktiviteteve humanitare.

“Kjo shoqstë synon përkrahjen e projekteve që ndërmerren në komunën e Haraçinës, por edhe do të ndërmarrë aktivitetet e saj për të kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendlindje. Shoqata do të mbështesë dhe organizojë aktivitete humanitare, shëndetësore, arsimore, kulturore, sportive, ekologjike dhe infrastrukturore”, deklaroi kryetari i kësaj shoqate Ramadan Jusufi. Ai thot se Shoqats nuk ka qëllim përfitimin individual dhe grupor dhe do të jetë neutrale ndaj zhvillimeve politike në vendlindje.

Krahas Kryetarit Ramadan Jusufi, shoqata ka edhe kryesinë e sajë që përbëhet nga nënkryetari Idai Abazi, sekretari Ibrahim Shukriu, arkatari Arsim Veseli dhe anëtarët Fatmir Hajredini, Seletin Aliu dhe Memetali Avdiji.