Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar ditën e djeshme Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.
Ai ka thënë se mjetet të cilat do të grumbullohen do të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës.
Edhe Mozzik është shprehur pro kontributit për fondin e Sigurisë së Kosovës.
Reperi nga Ferizaj nuk ka hezituar të tregojë gatishmërinë e tij për ta ndihmuar fondin e FSK-së.
Me anë të një statusi në facebook ai ka treguar se përveç të hollave e jep edhe jetën për Kosovë.
Statusi i plotë:
“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi
Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman
Zoti i bekoftë mergimtarët !!!! Zoti bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Mozzik.