Thellohet skandali/ Artan Hoxha nxjerr videon, biseda mes Safet Gjicit dhe A.K pas raportit seksual

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një sekuencë nga video përgjimi i Safet Gjicit me shtetasen A.K, me të cilin u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Gjatë sekuencës së publikur nga gazetari, Gjici dëgjohet duke biseduar për një tender të sterilizmit dhe kastrimit të qenve të rrugës, për të cilin A.K, duket e interesuar.

Sipas gazetarit, kjo bisedë është zhvilluar pak momente pasi ish kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe A.K kanë kryer marrëdhënie seksuale, video e cila është bërë virale në rrjetet sociale dhe solli dorëheqjen e kryetarit të bashkisë. Gjici gjithashtu po hetohet nga SPAK lidhur me këtë çështje.