“The Telegraph”: Vaksina e Oksfordit kundër Covid-19 siguron “mbrojtje të dyfishtë”

Testet tek njerëzit të vaksinës kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit treguan rezultate të forta pozitive, e cila mund të jetë gati që në tetor nëse gjithçka shkon mirë.
Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se ata kanë bërë një përparim në përpjekjen e tyre për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19, tregon një raport i të përditshmes lokale “The Telegraph”.
Artikulli i të përditshmes sugjeron se shkencëtarët kanë zbuluar se gjilpëra shkakton një reagim që mund të ofrojë “mbrojtje të dyfishtë” kundër virusit dhe ajo gjeneron një reagim imunitar kundër sëmundjes.

Sipas raportit, “në fazën e parë të testeve tek njerëzit të vaksinës udhëheqëse botërore të Oksfordit kanë treguar se gjeneron një reagim imunitar kundër sëmundjes”.
Një burim i lartë citohet të ketë thënë se “mostrat e gja*kut të marra nga një grup vullnetarësh në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës treguan se ai stimulon trupin të prodhojë si antitrupa ashtu edhe ‘vra*sës të qelizave-T”.

Zbulimi është premtues sepse studime të veçanta kanë sugjeruar se antitrupat mund të zbehen brenda disa muajve ndërsa qelizat-T mund të qëndrojnë në qarkullim për vite me radhë.
Burimi, të cilin e përditshmja nuk e zbuloi tha se teksa ishte “jashtëzakonisht premtuese”, ende nuk është vërtetuar se vaksina e Oksfordit siguron një imunitet më të gjatë kundër sëmundjes.
“Mund t’iu them se ne e dimë se vaksina e Oksfordit përfshin të dyja bazat, ajo prodhon qelizën-T dhe reagon kundër antitrupave”, tha burimi për “The Telegraph”, duke shtuar se “deri më tani është shumë mirë”.

– “Para nesh mbetet një rrugë e gjatë”
Gjetjet erdhën nga prova klinike fillestare e fazës 1, e cila filloi me 500 vullnetarë në Oksford në prill. Testi tjetër që filloi me 5.000 individë gjithashtu vazhdon në Brazil, një nga vendet më të goditura, duke treguar rezultate pozitive.
Prodhuesi i barnave AstraZeneca ka nënshkruar me Universitetin e Oksfordit për të shpërndarë 2 miliardë doza të vaksinës sapo të dalë në përdorim.
Nëse gjithçka shkon mirë, vaksina mund të jetë e gatshme që në tetor, thuhet në raport.