The*ret me thi*kë djali i gazetarit Mustafa Nano

Një person është pla*gosur me thi*kë sot në rrugën “Barrikada” në Tiranë. Personi i pla*gosur, i identifikuar si Gerian Nano, 34 vjeç, rezulton të jetë djali i gazetarit Mustafa Nano.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit. I pla*gosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rre*zikut për jetën.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dë*mtuar me mjet pr*erës (thi*kë) shtetasi G. N. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit,” njoftoi policia.