Thahen lumenjtë, 8 zbulimet interesante që dolën nga uji

Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet

Europa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vitet e fundit. Ndryshimi i terreneve dhe thatësira në lumenj, ka nxjerrë në pah shumë sekrete të fshehura përgjatë historisë. Megjithatë veç Europës, temperaturat e larta kanë prekur të gjithë botën. Në galerinë që shoqëron këtë lajm, shfaqen 8 zbulime që kanë dalë në sipërfaqe pas tharjes së lumenjve.

Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës

Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet

I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.

Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.

Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3400 vjet më parë.

Në Gjermani, të ashtuquajturit “gurët e urisë” janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Ato paralajmërojnë uri dhe kohë të vështira.