Thaçi viziton familjen Muqolli të cilës iu vranë 40 anëtarë në luftë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar të vizitojë familjet që humbën anëtarë në luftën e fundit në Kosovë.

Këtë pasdite presidenti Thaçi ka vizituar familjen Muqolli në Poklel të Drenasit, të cilës në prill të 1999 iu vranë 40 anëtarë.

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3984483268288669