Thaçi: Turqia dhe Irani përmes Alternativës po ndikojnë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demoktratike Shqiptare, Menduh Thaçi ishte mysafir në T7 (DPT te Fidani), ku shpjegoi lidhjet e Alternativës me Turqinë dhe shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, akuza këto që Thaçi pretendon se i ka të argumentuara me fakte.

“Eksponentët e Alternativës kanë dashur të më futin edhe mua në lojën e tyre të manifestimeve fetare – Shiite, mirpo unë si lider kombëtar e kisha qëllimin për t’i zbuluar aktivitetet e tyre pasi që një kohë kemi qenë të afert me ta”, thekson Thaçi.

Thaçi ka hedhur akuza edhe për keqpërdorimin e fondeve të mëdha që Altnerativa i merr nga Irani dhe Turqia, sipas tij.

“Shtëpia botuese Logos-A boton libra fetarë dhe gjithmonë përkthyes dhe recenzentë të librave janë eksponentët e Altnernativës, duke e përfshirë Afrim Gashin. Janë botime që kapin vlerën e 5 milion eurove, fonde të dyshimta që vijnë nga lindja”, tha Thaçi.

I pyetur për lidhjet e tij më presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Thaçi ka treguar se ka qenë shumë i afërt me të, që nga koha kur ka qenë në opozitë, mirpo që këtë miqësi e ka prishur për arsye kombëtare.

“Unë kam qenë i afërt me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Në vitin 2011 më është ofruar që të zbatojmë politikat dhe interesat e Turqisë në Maqedoni, mirpo unë nuk kam pranuar”, përfundon Thaçi.