Thaçi: Territori i Kosovës i paprekshëm, lajmet për hartat në tavolinë janë të rreme


Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë marrveshje për ndarjen e Kosovës, dhe të gjitha lajmet se në negocitatat me Serbinë do të flasin për harta janë lajme të rreme.

Thaçi ka thënë se territori i Kosovës i paprekshëm dhe se nuk do të ketë asnjë hartë në tryezën e negociatave.

“Nuk do të ketë harta në tavolinën e negociatave, nuk do të ketë shkëmbim, të gjitha janë lajme të rreme. Nuk do të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ndërsa ka folur edhe për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për të cilat tha se është enstuziast mirëpo nuk do të lejojë inegritetin e Kosovës.

“Jam në favor dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ti bashkangjiten territorit të Kosovës, por integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm në raport me Serbinë”, ka thënë Thaçi.