Me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!, Partia Demokratike Shqiptare vijoji fushatën për referndumin e 30 Shtatorit në komunën e Studeniçanit.
Nga atje kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi theksoi se referendumi i 30 shtatorit është një moment historik që duhet të merret seriozisht, kurse në këtë date gjithashtu duhet të vuloset përcaktimin pro-perëndimor i Maqedonisë.
“Ne prej sot, nga Studeniçani dhe në gjitha viset ku jetojnë njerëzit tanë, vllezërit tanë, familjet tona do tu themi një fjali: “Shaka nuk ka”, patjetër duhet të dilet dhe duhet të votuar “për” anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Unionin Europian. Të jeni të sigurt se të gjithë vllezërit tanë, pavarisht ku jetojnë në Amerikë, në Turqi, në Australi a janë nga Studeniçani a janë tetovarë, a janë nga Suedia apo gjetiu të gjithë janë të koncentruar te vota e shqiptarëve të Maqedonisë”, u shpreh kryetari i PDSH-së Menduh Thaci.
Thaçi theksoi se PDSH ka qenë dhe mbetet garanci e realizimit të të drejtave të shqiptraëve duke u bazuar në sistemin e vlerave që ofron BE, kurse shtoi se si parti janë bërë pjesë e Qeverisë me qëllimin e vetëm për të ndihmuar Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-së dhe Bashkimit Europian. Ai u bëri apel banorëve të këaj ane më 30 shtator të dalin në mënyrë masive për të mbështetur anëtarsmin e vendit në strukturat euro atlantike./PC