Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të bisedojë për ndryshimin e kufijve në dialog me Serbinë.
Kështu deklaroi ai sonte në Rubikon, ku ndër të tjera shtoi se atij i takon të përfaqësojë politikën e jashtme të vendit.
“Mua më takon të përfaqësoj politikën e jashtme, dialogun nuk mund ta fillojë e ta përmbyllë askush i vetëm. “, tha Thaçi.
Tutje, ai ka shtuar se nuk do të bisedojë në tavolinë shkëmbimin e territoreve, të përfolur me Serbinë.
“Kurrë në jetën time nuk kam folur për shkëmbime territoresh, është tentim për të shkaktuar panikë. Aty ku unë jam në tavolinë, nuk do të flitet për shkëmbim territoresh. “, tha ai tutje.
Ndryshe, për një kohë të gjatë është përfolur ideja e ndryshimit të kufijve, si pjesë përmbyllëse e marrëveshjes Kosovë-Serbi