Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, Presidenti i Kosovës ka reaguar, duke thënës së Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’, transmeton Gazeta Metro.
Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, Presidenti i Kosovës, ka përcjellë një mesazh përmes twitter duke thënë se Reçaku nuk ishte ‘ngjarje’ por masakër.
Ai tutje ka thënë, se drejtësia do të triumfojë dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit.
“Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’. Kosova dhe Bosnja kanë përjetuar gjenocid dhe jo konflikt civil. Drejtësia do të triumfojë, dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit”, ka shkruar Thaçi në twitter.
On international day commemorating #genocide, my message from #Reçak to bureaucrats of relativization was clear: #Reçak was a massacre not an “event”. #Kosovo and #Bosnia endured genocide, not a “civil conflict”. Justice will prevail, not lies, denials and fake #Nobel prizes. pic.twitter.com/zhjnQTRMQw
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 10, 2019