Thaçi: Qytetet e mëdha, minë me sahat që mund të shpërthejnë nga infektimet me Koronavirus (VIDEO)

Sot, kryetari i PDSH-së mbajti konferencë për shtyp në të cilën diskutoi mbi ndodhitë e fundit në vend si pasojë e situatës së krijuar nga Kovid-19.

Ne mundohemi të bëjmë punën tonë, t’i orientojmë qytetarët por normalisht të japim edhe propozime. E shfrytëzoj këtë rast që t’u shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur nga kjo sëmundje apo kjo luftë e njerëzimit me një armik të rrezikshëm, dhe në të njëjtën kohë dua që edhe një herë t’u kërkoj qytetarëve t’i respektojnë me korrektësi maksimale masat e kufizimit të lëvizjes.

Çështja e tretë, besoj se do të ishte mirë që qeveria të merr parasysh që njerëzit të cilët vdesin prej kësaj sëmundje mos t’i mbajë të fshehur sepse nuk ka nevojë, edhe pse e di se do të thonë se është rekomandim i OBSH-së, por mua si mjek më duket se nuk është etike, duhet të jepen emrat e njerëzve të cilët kanë ndërruar jetë dhe të cilët janë të sëmurë. Këtu s’ka vend për asnjë turp, ata janë njerëz, pjesëtarë të shoqërisë tonë, të familjeve tona, ata që ndërrojnë jetë respektojmë nderimin e fundit me emër, mbiemër, edhe nga familjarët edhe nga të dashurit e tyre por edhe nga ne që nuk i njohim.

Këto që i tha doktor Arbeni, janë kërkesa që ne i kemi nxjerrë gati një muaj e më tepër në opinion, dhe fatkeqësisht nuk kemi asnjë përmirësim në këtë drejtim. Ne si PDSH kemi shqetësim shumë të madh që qytetet e mëdha si Tetova, Gostivari por edhe të tjerat janë një minë me sahat që mund të shpërthejë, të ritet numri i të infektuarve me Korona dhe t’i kapë sëmundja me Kovid-19. Për këtë arsye insistojmë me forcë që të merret me seriozitet.

Kjo ka të bëjë shumë me partinë shqiptare që është pushtet-mbajtësja 20 vjeçare që po tregon pakujdesi të jashtëzakonshme, që nuk ka dertin e njerëzve të cilët i përfaqëson, dhe më vjen keq, nuk dua as ai vet të më keqkuptojë, por mendoj se është koha që Ali Ahmeti, pushtet-mbajtësi kryesor të del prej – se di ku është, nuk e dinë edhe shqiptarët ku është, jam i vetëdijshëm se kjo situatë ka rrezik, edhe për ju gazetarët që bëni punën tuaj, edhe për ata të cilët i pastrojnë qytetet, edhe për mjekët që janë në vijën e parë, edhe për policët, por kjo që pushtet mbajtësi kryesor i shqiptarëve të Maqedonisë nuk e shohim më shumë se një muaj e gjysmë, flet për një kolaps total të institucioneve të shtetit në zonat e banuara nga shqiptarët që drejtohen nga kuadrot e Ali Ahmetit.

E fundit që dua ta paraqes si kërkesë të partisë tonë, normalisht edhe nëpërmjet ministrit do ta paraqesim edhe në mbledhjen e qeverisë është që qeveria të shqyrtojë edhe një herë orarin e kufizimit të lëvizjeve, me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, ku shqiptarët dhe myslimanët kanë një ritëm tjetër të jetës, ne propozojmë që ora policore të zhvendoset jo prej ora 5:00 në mëngjes, por prej ora 7:00 në mëngjes deri ora 19:00 në mbrëmje, pak para iftarit, për shkak se njerëzit që agjërojnë 18 orë e më shumë, meritojnë ushqim të ngrohtë, meritojnë edhe bukë të ngrohtë, kuptohet duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e kufizimit apo masat e distancës. Këtë edhe zyrtarisht do ta bëjmë si propozim.

E fundit, më vjen keq që një pjesë e mediave, nuk i përcjellin deklarimet tona publike si parti, dhe kisha apeluar që të vazhdojnë të përcjellin deklarimet tona si dhe të partive tjera, për shkak se gjendja e jashtëzakonshme ka shumë të mira, por mund të ketë një të keqe shumë të madhe.

Gjendja e jashtëzakonshme, po mos të jenë disa parti që flasin, disa liderë, ajo shpejtë kalon në diktaturë, dhe ai i cili e ka fuqinë e pushtetit fillon të shkelë me katër këmbë të drejtat e njerëzve, dhe mediat që nuk i japin deklarimet tona, mendoj se duhet t’i japin sepse ne jemi të mendimit ndryshe, qasja ndryshe, kërkesa ndryshe prej kërkesave, mendimeve dhe vlerësimeve që i ka qeveria.

Nuk është situatë që dua ta frikësoj dikë, por Maqedonia me të gjitha parametrat e numrave, të infektuar, të izoluar, ata që kanë ndërruar jetë, më duket se është në vendin e parë në Ballkan. Ai numër po të dalë proporcional me numrin e qytetarëve, apo numri i të vdekurve po të dalë proporcional me numrin e qytetarëve, do të shohim se Maqedonia nuk është në një situatë të tillë që, atyre që kanë pushtetin, t’u mundësohet që vetëm ata të thonë të vërtetën, ka edhe të vërtetë tjetër.

Edhe një herë po përsëris, detyrimisht Alia duhet të del prej podrumit, dhe ta bëjë punën e pushtet-mbajtësit kryesorë te shqiptarët. Spitali Klinik në Tetovë është në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë përmirësim, dhe unë kam shumë frikë se pas asaj që na ndodhi në Kumanovë, ku një pjesë shumë e madhe e personelit shëndetësor u infektua, do ta kemi shumë vështirë që mjekët në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe në vendet tjera t’i mbajmë në vendet e punës.

Nuk dua askënd ta frikësojë apo ta shastis, por dua që të flas se sa serioze është. Ju besoj pajtoheni se unë jam kryetar partie, lider i një strukture të organizuar, dhe kam informata të forta që personelet shëndetësore janë infektuar dhe janë shëruar, por kanë infektuar një anëtarë të familjes që ka ndërruar jetë, mos t’i sjellim njerëzit në këtë gjendje shumë të rëndë dhe shumë të vështirë emocionale që të mbajnë përgjegjësi, për këtë arsye mendoj se është momenti i fundit që Alia të dalë dhe ta ushtrojë atë detyrë të pushtet-mbajtësit për shkak se ne nuk kemi instrumente tjera. Po të ishte një situatë normale ku nuk do të kishim situatë të jashtëzakonshme, PDSH-ja do të kishte instrumente tjera, edhe qytetarët do të kishin instrumente tjera, edhe mjekët edhe personeli shëndetësor, a do të bënin protesta a do të bënin greva, por gjendja e jashtëzakonshme nuk na lejon që të bëjmë këto veprime.

… Këtu është problemi i bërjes së gjuhës Shqipe zyrtare nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Gjuha Shqipe nuk është zyrtare kur unë flas Shqip edhe Maqedonisht, gjuha Shqipe është zyrtare kur unë flas Shqip dhe ju e përktheni Maqedonisht, si institucion shtetërorë, mediave tjera nuk mund t’ua them sepse janë private, por institucionit shtetëror në bazë të asaj që na thotë BDI-ja duhet t’i përkthejnë, duhet të ketë ekspertë, njerëz të punësuar, mos të dalim në fushatë – se e kam thënë në fushatë se ajo kushton 440 milion euro në vjet të punësosh njerëz t’i bëjnë këto gjëra.

Ju faleminderit që keni ardhur, ata që nuk kanë ardhur duhet të vijnë, por duhet të jeni të sigurt që vini, kam dëshirë të keni shëndet tërë jetën, mos e nënvlerësoni veten, edhe ju jeni në vijën e parë të frontit, dhe me këtë rast, ju përgëzoj se gazetarët, sidomos gazetarët që shkojnë atje ku mendimi është ndryshe, vlerësimi ndryshe, ku ka propozime të ndryshme nga propozimet e qeverisë, janë heronjtë e njëjtë si mjekët të cilët rijnë në vijën e frontit.